Sali Berisha: Balili i dorëzoi Ardi Veliut kopje të videove të ministrave të Ramës

Një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, Klement Balili u dorëzua sot në polici pas negociatave të zhvilluar mes tij dhe autoriteteve policore shqiptare. Në këtë mënyrë i është dhënë fund arratisë dy vjeçare të atij që media e ka etiketuar si “Eskobar i Ballkanit”.
Në dy vite për kapjen e tij janë zhvilluar më shumë 16 operacione të mëdha policore, të cilat kanë dështuar duke mos mundur ta vendosnin në pranga.

Sipas raportimeve të policisë dhe të afërmeve të Klement Balili, dorëzimi i tij u bë pas negociatave me kreun e Policisë shqiptare Ardi Veliu. Pas negociatave, Balili u dorëzua sot rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit.
Por dorëzimi i tij ka hapur një betejë politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë deklaruan se operacionet e policisë sollën arrestimin e Balilit. Ndërkohë që opozita deklaron se kemi të bëjmë me një vetëdorëzim, ku qeveria “Rama” nuk ka ndonjë meritë, për sa kohë që për dy vite dështoi ta kapte në flagrancë.
Edhe pse fillimisht tentoi ta paraqiste si arrestim aksionin për Klement Balilin, lajmin e parë për dorëzimin e tij e dha në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë më pas zyrtarët e qeverisë u detyruan të pranojnë se kishte pasur negociata me shumë të kërkuarin Klement Balili.
Pasi foli i pari për arrestimin e Balili, Berisha shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama dhe ministra janë pengje të tij, pasi Balili zotëron video të orgjive në Santa Quaranta. Por Berisha deklaron se Balili nuk dorëzon origjinalin por kopje tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Balili u dorëzua por Rama dhe ministra janë pengje të tij! Donin të mashtronin me Balilin ta paraqisnin si arrestim. Ai nuk pranoi. Betejë e madhe për videot e orgjive të Ramës dhe ministrave në Santa Quaranta. Balili nuk dorëzon origjinalin por kopje tek Ardi Veliu”,- shkruan Berisha, teksa poston dhe një foto montazh të imazhit të shkrirë të Klement Balilit me Edi Ramën.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP