Berisha publikon mesazhin: Vetëdorëzohet Klemend Balili

Kur prej disa kohësh Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa cilësohet nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”, ish-kryeministri Sali Berisha jep një informacione.

Në adresë të këtij të fundit ka mbërritur një mesazh nga qytetari dixhital, i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.

Dy vite më parë, në tetor të 2016-s Balili i iku policisë ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.

MESAZHI TE BERISHA

Dorezohet Klement Balili!
Qytetari dixhital informon. sb

Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin.

Capture

 

SHKARKO APP