Nipi i Balilit: S’është arrestuar, është vetëdorëzua! Erdhi Drejtori e mori në Delvinë!

Nipi i Klement Balilit, ndërmjetësi për vetëdorëzimin e të afërmit të tij, ka deklaruar shprehimisht se i shumëkërkuari prej Policisë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar! Rigels Balili konfirmon kështu, deklaratën e bërë nga ish-ministri Flamur Noka se vetëdorëzimi ishte paralajmëruar një vit më parë nga vetë Balili, se do të ndodhte kur të vinte dosja nga drejtësia greke.

Kësisoj, Rigels Balili rrëzon të gjitha pretendimet e Kryeministrit edi Rama dhe të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se që e trumbetuan si një sukses të Policisë

Ja intervista e plotë e Rigels Balilit për Ora News:

Rigels Balili:”Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar, kam shkuar unë në zyrën e Drejtorit të Policisë dhe kam bërë negociatën”

Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?

Rigels Balili: Po

Kur kanë filluar negociata?

Rigels Balili: Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për t’u çuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.

 Ku ka qendruar?

Rigels Balili: Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm e dorëzova tek Drejtori i Policisë

Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?

Rigels Balili: Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin, kam shkuar unë tek zyra e Drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur Drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.

Mesazhi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që flet për arrestimin dhe i kryeministrit Edi Rama, që ia njeh suksesin Policisë:

SHKARKO APP