“Zëri Amerikës”: Balili u vetdorëzua mes Finiqit dhe Sarandës

Radio “Zëri Amerikës” sqaron se Balili është vetdorëzuar.

VOA shkruan se “Zëri i Amerikës ka mësuar se prej gati një viti, policia shqiptare përveç veprimeve operative, kontrolleve në banesa apo mbajtjes nën mbikqyrje të familjarëve kishte nisur bisedimet dhe me familjarët duke nxitur dorëzimin e Balilit pranë autoriteteve. Këto bisedime mësohet se janë drejtuar nga kreu i Policisë shqiptare Ardi Veliu. Eshtë pikërisht zoti Veliu, personi të cilit Balili ju dorëzua sot rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit. Ai ka qenë i shoqëruar nga dy familjarët të tij, personat që kanë bërë dhe ndërmjetësimin për dorëzimin. Ka qenë po Drejtori i Policisë Veliu, ai i cili e ka sjellë Balilin në Tiranë”. 

Pra nuk është arrestuar nga policia, porse u dorëzua vetë. “Zëri Amerikës” përgënjështron kryeministrin Rama.

SHKARKO APP