Taulant Balla kërcënon Presidentin: Të presim deri në ora 17.00. Më pas…!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë sot ultimatum ndaj kreut të shtetit. Në një prononcim për mediat nga Elbasan, Balla tha se mazhoranca do të priste derin në orën 17:00 për dekretin e Presidentit për emërimin e Ministrit të Jashtëm, Edi Rama.

“Sot në orën 17 zhvillohet seanca e votimit të dekreteve të ardhura nga Presidenti i Republikës për të gjithë ministrat e propozuar. Besoj që deri në orën 17:00 edhe z. Meta do ti ketë dhënë fund fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjitha ministritë të vijojë puna. Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetëvetja e Presidentit të Republikës për ti hequr Kuvendit të Shqipërisë të drejtën për tu shprehur do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese”,- deklaroi kreu i deputetëve të PS.

Numri dy i Partisë Socialiste shtoi se të drejtën për të vendosur për ministrat e ka vetëm Kuvendit i Shqipërisë dhe jo kreu i shtetit. “Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që vendos për përbërjen e Këshillit të Ministrave, nuk ëshët aspak Presidenti i Republikës”,- tha Balla.

Deklarata e plotë për media e Kryetarit të Grupitn Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Elbasan:
I uroj prefektit të ri të Elbasanit punë të mbarë. Siç edhe ju e përcollët i kemi dhënë energji të re drejtimit të një prej qarqeve më të rëndësishme të vendit me një akndidaturë që plotëson të gjitha kriteret profesionale, po të kemi parasysh një karrierë tashmë e konsoliduar prej vitesh në pjesën më të madhe të institucioneve të vendit, në disa ministri edhe tashmë edhe në drejtimin e Prefekturës së Elbasanit.
Bazuar në Kushtetutën e vendit dhe Rregulloren e Kuvendit me kërkesë të Kryeministrit është thërritur një seancë e jashtëzakonshme. Për të mos humbur kohë dhe për të filluar punë menjëherë punën ministrat e rinj, të cilët kanë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PS-së.
Sot në orën 17 zhvillohet seanca e votimit të dekreteve të ardhura nga Presidenti i Republikës për të gjithë ministrat e propozuar. Besoj që deri në orën 17:00 edhe z. Meta do ti ketë dhënë fund fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjitha ministritë të vijojë puna. Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetëvetja e Presidentit të Republikës për ti hequr Kuvendit të Shqipërisë të drejtën për tu shprehur do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese. Dje keni parë që KED-ja ka filluar punë. Me konstituimin e KED-së krijohet mundësia e plotësimit të vakancave të krijuara në Gjykatën Kushtetuese dhe në këtë aspekt i jepet fund një situate artificiale për nevoja të brendshme të opozitës, duke shfrytëzuar përfaqësimin e tyre në Presidencë kanë bllokuar me pa të drejtë dhe antikushtetuese eskluzivitetin e Kryeministrit për ti propozuar Kuvendit përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që vendos për përbërjen e Këshillit të Ministrave, nuk ëshët aspak Presidenti i Republikës.
Debatet e fundit që po ikin njerëzit politikë nga qeveria dhe po vijnë teknikë. A ka kontestime Brenda PS-së për këto lëvizje?
Jo vetëm që nuk është aspak e vërtetë, por e para një pjesë osë më shumë se gjysma e ministrave të rinj janë përfaqësues të rëndësishëm politik. Dhe sa politikë janë dhe 4 ministrat e rinj do ta konfirmojnë rrugës. Të jesh politik nuk do të thot të jesh veyëm antarë i forumeve të larta të një partie politike. Të jesh politik do të thotë gjithashtu të marësh përgjegjësi të rëndësishme.
Dua të theksoj që qoftë ministrja e re Transporteve dhe Energjisë, e Ekonomisë dhe Financave gjithashtu, e Arsimit dhe kandidatura jonë e propozuar për ministër të Jashtëm, z. Cakaj janë profesionistë shumë të mirë, të cilët përmbushin të gjitha pritshmëritë tona në përgjegjësitë që i kemi propozuar dhe që u kemi dhënë besimin. Ky diskutim nuk ka aspak vlerë dhe është thjesht në një situarë, ku ju e shikoni që opozita ka humbur besimin në kryetarin e tyre, Lulzim Basha. Kemi parë se si presidenti Meta është munduar të bëjë kryetarin alternative të opozitës.

Ardhja e z. Llatja në Elbasan është një mënyrë promovimi për ti besuar më pas në zgjedhjet e 30 Qershorit edhe Bashkinë e Elbasanit?
Partia Socialiste gjithmonë promovon persona të spikatur profesionalisht. Dhe z. Llatja është një personalitet i rëndësishëm i Elbasanit, i cili e ka përfaqësuar Elbasanin në disa ministri dhe z. Llatja do ta vazhdojë ta bëjë, ashtu siç ka qenë i shkëlqyer në detyrat që ka pasur edhe pozicionin e Prefektit të Elbasanit.
Ne jemi në fazën e vlerësimit të kandidaturave të mundshme. Pse jo edhe z. Llatja do të bëhet pjesë e një vlerësimi, në radhë të parë nëse dhe ai ka dëshirë të marë këtë përgjegjësi.
Ne do të kemi një proces të gjërë dialogu dhe komunikimim ne komunitetin e Elbasanit, sepse duam që në mandatin e ardhshëm të sjellim një kandidaturë, e cila të vijojë punën e shkëlqyer që është bërë në drejtimin e Bashkisë së Elbasanit nga z. Sejdini, i cili meriton gjithë rrespektin tonë. E ka përfaqësuar PS-në në mënyrën më të mirë në këto vite në krye të Bashkisë së Elbasanit, por për ti dhënë më shumë energji të reja, me qellim që të përballemi me të gjithë zfidat që ka kjo bashki. Është një prej bashkive më të mëdha në vend dhe i janë bashkangjituer bashkisë plot njësi administrative dhe detyra jonë është të çojmë shërbimet publike të njënjta me ato që janë në qendër të qytetit Elbasan në çdo cep të Elbasanit.
Kjo nënkupton që nuk do të rikandidohen kandidatët egzistues të bashkive si Durrës, Elbasan?
Unë nuk thash këtë. Ajo që po ju thoja është që procesi i vlerësimit të kandidaturaveë është një proces komplementar mes burimeve njerëzore aktuale dhe profesionistëve të spikatur me qellim që ti japim çdo bashkie atë kandidaturë dhe atë kryetar bashkie, i cili kënaq pritshmëritë e njerëzve. Kemi marë një mandate për të bashkëqeverisur me njerëzit dhe të bashkëqeverisës me njerëzit do të thotë që në mënyrë të qartë të konsultosh për çdo hap që hedh. Konsultimi për drejtuesit eq everisjes vendore për antarët e Këshillit Bashkiak është në themelin e bashkëpunimit dhe të aleancës së PS-së me njerëzit.

SHKARKO APP