Buzhala: Kufijtë e Kosovës rrezikohen nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiç

Gazetari Berat Buzhala akuzon treshen Vuçiç-Thaçi-Rama si projektues të idesë për  shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në “Ora News”, Buzhala thotë se është fatkeqësi e shoqërive të tre shteteve që drejtohen nga njerëz të tillë aventurier, të cilëve u mungon memoria historike lidhur me tragjeditë që ka përjetuar Ballkani nga loja me kufijtë.

Problemi esencial nuk janë SHBA, por Presidenti Thaçi. Bashkë me Vuçiç dhe Edi Ramën janë ideatorët e kësaj ideje. Janë një treshe të prirur për të realizuar aventura të tilla duke mos pasur memorie se çfarë ka ndodhur në Ballkan në vitet ’90 duke prekur kufijtë.Është një tragjedi që këto shoqëri udhëheqen nga këta njerëz.Për kureshje, për trillet e tyre synojnë të bëjnë vepra të mëdha por që rëndom kanë përfunduar në tragjedi të mëdha– u shpreh Buzhala.

Buzhala thotë se Kosova nuk ka ngut për të shkuar medeomos në një marrëveshje finale me Serbinë. Rama do me eklipsu ata që kanë qenë para tij me një vulë për ndryshime të mëdha në Ballkan. Duke qëndruar afër me Erdoganin dhe vetë mendon se është një lider i përmasave të tilla. Për Thaçin problem është Tribunali Special, ai e vuan dhe frikësohet shumë se një aktakuzë do të ngrihet ndaj tij. Shpreson se me kompromise të tilla të dhimbshme politike do ti shpëtojë kësaj. Kurse Vuçiç e bën se në 2025 Serbinë e pret BE por nuk mund të futet pa zgjidhur problemin me Kosovën. Nuk ka shteti i Kosovës asnjë ngut të futet në zgjidhje finale. Për Interpolin kemi marrë më shumë vota se Serbia, për shkak të rregullave që duhen 2/3 nuk u anëtarësuam. Kemi humb disa njohje që i kemi fituar me turp. Në disa njohje Kosova ka ndërhyrë me lek, Serbia më me shumë lek i ka tërheq. Janë shtete marioneta, mercenare që japin njohjen për lekë– theksoi Berat Buzhala.

Gazetari Berat Buzhala thotë se nëse SHBA-të do ti mbijetojnë  Presidentit Trump, do të mbijetojë dhe vetë Kosova. Buzhala tha se SHBA-të nuk janë unik lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Nëse Donald Trump dhe John Bolton janë SHBA-të atëherë i prek. Unë besoj se aty janë aty janë ozurpatorët e zgjedhjeve të fundit por SHBA-të kanë edhe institucione të tjera, kanë Kongresin. Eliot Engel e mbështet taksën. SHBA-të nuk janë unik në këtë vendim.Miqtë tanë më të mirë të SHBA-së, historik, ata që na kanë ndihmuar me u çliru nuk ishin Trump dhe Bolton. Bolton ishte njeriu kryesor kundër pavarësisë së Kosovës, i vetmi zë në stablishmentin politik në Amerikë, për këtë arsye dhe u shkarkua nga  Bush në 2008 nga pozita e Ambasadorit– tha Buzhala.

Por a janë lodhur amerikanët? “Jo do të duhej të ishim ne të lodhur. Nëse një Ambasador amerikan vjen në 2019 dhe na thotë  që marrëveshja duhet të jetë duke përfshirë dhe ndarjen e  Kosovës, ky është një shock i madh. Në 17 vite ka qenë vetëm një kërkesë amerikane që Kosova të ruajë kufijtë e saj të Kushtetutës 1974. Nëse vjen një president dhe thotë po ndryshojë kufijtë ky është një shock për ne. Nuk mund ta përballojmë këtë shock, përkundër faktit që vjen nga Presidenti i SHBA“- theksoi Buzhala.

Rezerva ka edhe për Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. “Jemi mashtruar nga BE, Komisioni Europian si shoqëri. Kosova i ka të gjitha kushtet e plotësuara mirëpo për shkak të zgjedhjeve të majit në BE. Bëmë dhe Demarkacionin me Malin e Zi përkundër dhimbjes, nuk ka qenë kusht dhe na e kanë futur kusht. Demarkacioni ishte komision shtetëror. Nuk jam penduar që e kam mbështetur, Mali i Zi është aleati ynë. Ka qenë një obsesionim i kryeministrit Haradinaj me disa maje gjeografike pa hartë konkrete. Kam qenë që të aprovohet dhe kemi bërë mirë. Por nuk është i njëjti rast si vija kufitare me Serbinë“- u shpreh Berat Buzhala.

Lexoni edhe:

SHKARKO APP