Kush janë këta “aktorët e tretë” zoti Ministër? Rusë apo të FRESH-it?!

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, policia u bën apel politikanëve që të shmangin thirrjet që nxisin dhunë dhe prishjen e qetësisë publike për datën 16 shkurt, kur opozita do rrethojë kryeministrinë deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk protestojnë, që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

“Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë”, mbyllet reagimi i policisë.

Pyetja publike shtrohet për ministrin e brendshëm zotin Sandër Lleshi: Kush janë këta “aktorë të tretë”? Rusë, siç nënkuptohet kur thonë “aktor të tretë” apo mund të jenë forca të FRESH nën petkun e protestuesit, që të djegin kryeministrinë? Pse nuk i arrestoni “aktorët e tretë”, pasi duhet Policia, SHISH dhe prokuroria urgjent ti ndalojë këta “aktorë të tretë”?

Apo ka ndonjë skenar kryeministror që ta djegin vetë katin e parë të kryeministrisë dhe t’ia faturojnë opozitës?!

 

SHKARKO APP