Gramoz Ruçi: Nuk do të ketë seancë parlamentare

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi nga Kuvendi se situata e acaruar politike e kohëve të fundit i ka bërë keq imazhit të vendit. Duke e cilësuar si serioze situatën, Ruçi njoftoi se ditnë e nesërme nuk do të zhvillohet seancë.

Duke kërkuar dhe mirëkuptimin e krerëve të grupeve parlamentare vendosa që seanca e radhës të mos zhvillohet”,- deklaroi Ruçi.

Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit u shpreh se protesta e fundit e opozitës i ka sjellë vendit dëme të konsiderueshme.

Jemi dëshmitarë të një momenti të acarimit politik që i ka kushtuar vendit. Pamjet e trishtueshme para Kryeministrisë bënë xhiron e botës. Kush nuk na do të mirën fërkoi duart. Kush na mbështet është ndjerë keq. Kush ka bërë plane për të bërë pushime ne Shqipëri është stepur. Duke pasur parasysh historinë e afërt jo gjithçka ishte për ta hedhur poshtë. Janë për tu përshëndetur ata qytetarë që protestuan paqësisht. Janë për tu përshëndetur policia dhe garda. Qëllimi i nxitësve të dhunës nuk u përmbush”,- deklaroi Ruçi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/249121696038212/

Ndërkombëtarët e aktivizuar në Tiranë mësohet se i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të anulojë seancën e të enjtes më qëllim që të mos ketë përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Skenarëve të mundshme për përdorimin e lëndëve kimike, apo akteve të dhunshme brenda sallës si në rastin e Arta Markut, apo më keq si në rastin e sulmit me bojë ndaj Ramës, ambasadorët i kanë paraprirë me këtë kërkesë.

Lidhur me këtë kërkesë duket se ka qenë dhe diskutimi i orëve të vona të mbrëmjes së të martës mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të cilët duket se kanë shqyrtuar disa mundësi, nga shtyrja e seancës për një orë apo ditë tjetër, tek zhvendosja e saj në Kryesinë e Kuvendit, e deri tek anulimi fare i saj.

SHKARKO APP