Ministria e Brendshme foli për skenarë dhune. Opozita e Bashkuar: Kriminelët janë në Qeveri!

Partitë e opozitës kanë dalë sot në mbrëmje me një deklaratë të përbashkët ku reagojnë ndaj qëndrimit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për protestën e nesërme.

Ministria e Brendshme, më herët gjatë ditës së sotme, aludoi për protestë të dhunshme, elementë kriminalë në tubim dhe tentativa për të hyrë me forcë në Kuvend.

Partitë e opozitës deklarojnë se nuk kanë asnjë skenar dhune për nesër, por vetëm protestë masive qytetare. Ata shtojnë se nëse ka ndonjë skenar të tillë tensioni i është vetëm në zyrën e Edi Ramës.

“Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës. Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!”,– thuhet në deklaratën e Opozitës së Bashkuar.

Deklaratë e Opozitës së Bashkuar

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës. Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Policia reagon për protestën opozitës: Synohet hyrja me forcë në sallën e Kuvendit

SHKARKO APP