Çfarë turpi me këta deputetët e rinj të “opozitës”! As Ruçi nuk i quan të opozitës

U betuan edhe sot disa të tjerë. Gramoz Ruçi u recitoi formulën e betimit dhe atyre u kishin mësuar fjalën “Betohem!”. Disa nuk dinin ta shqiptonin, ndonjë e hante nëpër dhëmbë fjalën, kurse ndonjëri e ngriti zërin sikur ishte në rreshtin e një kori kalamajsh që u japin karamele në lagje.

Opozita reale është jashtë Kuvendit, stoike në luftën ndaj kryeministrit Rama deri në rrëzimin e tij duke pritur datën 16 mars, kur populli do vendosë për fatin e një qeverie të dalë nga votat e blera nga bandat kriminale, siç rezulton në hetimet penale te dosjeve nr.339 dhe 184.

Deputetët e listave nga fundi që tashmë Edi Rama i quan “opozita” e re, nuk kanë asnjë tagër përfaqësimi politik, aq me tepër opozitar. Flitet se një pjesë kanë marrë shuma të mëdha në euro nga qeveria, sikurse disa prej këtyre deputetëve të rinjë i kemi parë se nuk dinë të thonë një fjalë me mend ose edhe me keq, flasin budallallëqe.

Më mirë të mos flasin fare!

Të paktën budallallëkun apo paaftësinë e tyre ta mbulojnë me petkun e heshtjes.

Natyrisht që ka edhe ndonjë që ia vlen ta dëgjosh, por nuk përfaqëson gjë. Kanë ardhur për rrogën, ndonjë përfitim dhe pasaportën diplomatike.

Këta janë “opozita e re” e kryeministrit ose me saktë pjesa e re e shumicës qeverisëse.

Madje me shumë finesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk i prezantoi si deputetë të opozitës, por thjesht deputetët e rinj! E njeh mirë Ruçi se kush quhet opozitë e kush janë deputetë “pilafi”.

Të tillë janë këta që betohen në emër të opozitës.

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP