Maqedoni, pamjet e para nga posta policore kufitare në Goshincë (VIDEO)
Janë publikuar pamjet e para të postës policore kufitare në Goshincë të Malësisë së Likovës, vetëm një ditë pas ndërhyrjes së grupeve të armatosura, që zunë në pritë katër policët kujdestar.
Në këto pamje të publikuara nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë shihen ambientet e policisë, ndërsa përveç kësaj shfaqen pamje të telefonave të shkatërruar të pjesëtarëve të policisë.
Në këtë postë policore sulmi u krye rreth orës 02.30, kur u kapën katër pjesëtarët e policisë që ishin roje kujdestare.
Tre prej tyre raportohet se ishin të përkatësisë etnike shqiptare.
MPB kishte raportuar në fillim se sulmi u krye nga 40 persona të armatosur.