Abaz Karakaçi prezantohet me Tërbunin, nesër në miqësore ndaj Dinamos

Ekipet e kreut të dy grupeve në Kategorinë e Parë, kanë shtuar oreksin, gjatë dimrit, për të siguruar një biletë në Kategorinë Superiore. Ashtu si Dinamo edhe Tërbuni, që kryeson Grupi A, është duke afruar lojtarë  cilësorë. Zyrtarisht sot është prezantuar nën drejtimin e trajnerit ‎Plori, dhe presidentit Frroku, lojtari më i ri i ‪Tërbunit, mesfushori shkodran, Abaz Karakaçi,22 vjeç, i cili vjen nga Apolonia. Tërbuini do të zhvillojë sot një miqësore me Dinamon në fushën e Internacional, që ndodhet në Pezë. Sakaq, pritet të debutojë edhe blerja më e re e pukjanëve. Në një miqësore të kaluar, Tërbuni humbi 2-0 në mënyrë surprizë me ekipin Internacional, që garon në Kategorinë e Dytë. Nga ana tjetër dje Dinamo fitoi por me vështirësi, 2-0 ndaj Gramshit.  Elbasanasi Elvis Kotorri debutoi në miqësoren me Dinamon, në përballjen ndaj Gramshit. Dinamo fiton miqësoren e saj të parë në periudhën përgatitore dimërore, teksa dje në mesditë, në fushën me bar artificial të ish-kompleksit blu, ka mundur kryesuesit e grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Gramshin.

 

Miqësorja

Dinamo – Gramshi               2-0

Shënues: Tafaj 32’, Turdiu 39’

Dinamo: Kotorri, Rexhepi, Muça, Shkalla, Imami, Allmuça, Tafaj, Thana, Arifaj, Turdiu, Xhafaj. Trajner: D. Mehmeti. U aktivizuan: Ferraj, Lamellari, Shazivari, Rezi, Tragaj, Capa, Sorra, Mezini, Tako, Tahiraj, Milushi

Gramshi: Saraçi, Hima, Pinari, Mata, Selimaj, Gjoka, A.Koçi, Latifi, Goga, Le. Koçi, G. Fuçia Trajner: L. Metani. U aktivizuan: Lleshi, Paplekaj, Baholli, Xhixha, Haka, Sallata, Topalli, Çeka, Gjergji, Muholli

Gjyqtar: K. Shkurtaj (Tiranë)

SHKARKO APP