10 futbollistë i mbyllën derën Contes te Reali: Nëse vjen ai, ikim ne!

Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm për dështimin e tratativës për kalimin e Antonio Contes te Real Madrid. Sipas “The Times” Florentino Perez filloi dhe më pas mbylli negociatat me ish-trajnerin e Interit sepse një pjesë e madhe e futbollistëve e refuzuan. Dhjetë lojtarë kërcënuan numrin një të Realit se do të largoheshin nëse do të vinte ai në krye të madrilenëve.

Gazeta britanike nuk përmend emrat e rebelëve, por është e sigurt se një rol të rëndësishëm në dështimin e tratativave luajti “jo”-ja e disa futbollistëve të rëndësishëm. Pra, në këtë rast, një vendim që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat (me të drejtë) të larta të një tekniku që bëhet pjesë e projekteve me potencial fitues.

Perez ishte në gjendje të bënte asgjë tjetër veçse të tërhiqej nga strategu italian për të shmangur problemet në dhomat e zhveshjes. Rikthimi i Ancelotti, i një strategu me përvojë, do i shërbejë për rikthimin e qetësisë te “Los Blancos”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP