Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 09:48 Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin Presidenti amerikan, Donald Trump, lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e zhvilluan një takim historik në margjinat e samitit të Bashkëpunimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti i Barcelonës: Kemi para për të blerë çdo lojtar

Sporti E premte, 26 Korrik 2024 13:28
Presidenti i Barcelonës: Kemi para për të blerë çdo lojtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë mjaft optimist në javët e fundit për përmirësimin e situatës ekonomike dhe këtë e ka përsëritur edhe të enjten, në prezantimin e trajnerit Hansi Flik.

laportaNumri një i klubit katalanas e bëri shumë të qartë se Barcelona mund të përballojë operacionet e rëndësishme të merkatos të kësaj vere, shkruan Panorama Sport.

Pa përmendur emra, avokati deklaroi se klubi është në gjendje të nënshkruajë me lojtarët me të cilët po negociojnë, duke iu referuar qartë dyshes së kombëtares spanjolle Niko Uilliams dhe Dani Olmo.

“Situata jonë ekonomike është shumë më e mirë sesa ishte në sezonin e kaluar. Parësore për ne ka qenë për të shpëtuar klubin financiarisht dhe tani jemi kthyer në rrugën e normalitetit. Sot mund të përballemi me nënshkrimet e lojtarëve për të cilët po flisni. Mund të përballemi me çdo operacion që duam. Nëse është e nevojshme, ne do të përmirësojmë skuadrën, por nuk do të marrim vendime që destabilizojnë strukturën sportive që kemi”, deklaroi numri një i klubit blaugrana.

Gjithashtu, kreu i klubit katalanas këmbënguli se në ditët në vijim do të bëjnë të ditur disa lajme të rëndësishme ekonomike për të vërtetuar pikërisht fjalët e tij se situata financiare e klubit është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 2-3 sezonet e fundit.

“Shumë shpejt do të futemi në normën 1:1, jemi në negociata me ‘Nike’ që përmirësojnë pozicionin e Barçës dhe do të kemi gjithashtu lajme sportive afatmesme”, tha ai.

Në ditën e prezantimit të trajnerit Hansi Flik, natyrisht që Laporta nuk mund të shgmangte diskutimin për trajnerin e ri. Ai e nisi prezantimin e trajnerit të ri duke kujtuar Ksavin dhe ritheksoi, për të disatën herë, se vendimi për të mos vazhduar bashkëpunimin me ishtrajnerin nuk ishte i lehtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti i Barçës shpjegoi arsyet që e shtynë institucionin të nënshkruante me ish-trajnerin e kombëtares gjermane dhe i dërgoi një mesazh thumbues trajnerit katalanas. Ai siguroi se bordi ndjeu dhe kishte nevojë që lojtarët të kishin në krye një person që besonte plotësisht tek ata dhe që i jepte një shtysë dhomës së zhveshjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Flik ka freski, diçka që i duhet profesionistit që duhet të drejtojë këtë impuls të ri. Ne kemi marrë parasysh rezymenë e tij, përvojën, mënyrën e tij të stërvitjes, besimin që ka transmetuar… dhe dëshirën dhe entuziazmin që pamë tek ai. Jam i bindur se ai do t’i japë një impuls të ri lojtarëve, të cilët kishin nevojë për një person që besonte fort tek ata”, shpjegoi avokati të enjten.

Mund t'ju interesojë

Bayern Këln në Bundesligë, bavarezët në pritje të rikthimit të Kompany

Bayern Këln në Bundesligë, bavarezët në pritje të rikthimit të Kompany

Para 19 minutash
Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi

Para 22 minutash
Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania

Para 41 minutash

“Ne e zgjodhëm Flikun për përvojën e tij, kulturën e punës, disiplinën, besimin në strukturën e klubit, për punën e tij në La Masia… ai është personi më i kualifikuar për t’i dhënë këtë shtysë të re që duam t’i japim ekipit. Ai do ta bëjë këtë me bindje, vendosmëri dhe energji të reja”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin
Para 2 minutash

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Ikën Besmir Beja, Fation Shehu emërohet drejtori i ri i doganave
Para 19 minutash

Ikën Besmir Beja, Fation Shehu emërohet drejtori i ri i doganave

Bayern Këln në Bundesligë, bavarezët në pritje të rikthimit të Kompany
Para 19 minutash

Bayern Këln në Bundesligë, bavarezët në pritje të rikthimit të Kompany

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi
Para 22 minutash

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 12 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.