100 ditë luftë, presidenti Zelensky: 20% e Ukrainës është pushtuar

100 ditë luftë ruse në Ukrainë, ku 20 përqind e territorit ukrainas është tashmë në duart e rusëve. Presidenti i Ukrainës Vladymyr Zelensky, thotë se kjo është shumë më e madhe se sipërfaqja e të gjitha vendeve të Beneluksit së bashku.

“Rreth 300,000 km² janë të mbushura me mina dhe pajisje të pashpërthyera. Pothuajse 12 miliona ukrainas janë zhvendosur brenda vendit. Më shumë se 5 milionë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë shkuar jashtë vendit”.

Në pjesën tjetër të vendit, gjurmët e luftimeve të ashpra do të duan shumë kohë të zhduken. Me mijëra shtëpi janë shkatërruar, dhe miliona njerëz janë larguar nga vendi, por ka dhe nga ata që po rikthehen.

“Shtëpia ime është kjo këtu ku po qëndrojmë, dhe një bombë shpërtheu pak më tej, isha me fat që në atë moment ndodhesha në oborr, ndryshe nuk do të isha gjallë, dhe pas asaj bombe gjithçka u shkatërrua. Por tani jam rikthyer sepse qyteti ka nevojë sërish të ketë jetë, duhet të ringrihemi”.

SHKARKO APP