Home POLITIKE 13 viktima dh...

13 viktima dhe 669 raste të reja, 15 pacientë në gjendje të rëndë

45
0

Shqipëria është në një alarm të kuq të vdekjeve nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 13 pacientë. ”1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 4,835 testime, kanë rezultuar pozitivë 669 qytetarë. ”275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas”.

Janë 9,823 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 669
Të shëruar në 24 orë 936
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4,835
Testime totale 1,202,716
Raste pozitive 170,131
Raste të shëruara 157,610
Raste Aktive 9,823
Humbje jete 2,698

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,389
Durrës 1025
Fier 888
Shkodër 832
Vlorë 569
Elbasan 517
Lezhë 365
Berat 354
Korçë 259
Gjirokastër 233
Kukës 206
Dibër 186

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit