Trump kundër shefit të FBI-së: Goditja në vesh u shkaktua nga plumbi

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump iu përgjigj ashpër komenteve të fundit të drejtorit të FBI-së, Christopher Wray për plagosjen e tij, duke thënë se ai u godit nga një plumb gjatë atentatit të 13 korrikut.

Përgjigjja e Trump erdhi pasi dëshmia e Wray para Kongresit sugjeroi se kishte pasiguri nëse Trump u godit nga një plumb apo copëza.

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social,  ish-presidentiTrump, i cili është kandidati republikan presidencial për zgjedhjet e nëntorit, kritikoi Wray për komentet e tij mbi atentatin kundër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Drejtori i FBI-së, Christopher Wray i tha Kongresit dje se nuk ishte i sigurt nëse isha goditur nga copëza, xhami apo plumb (FBI as që e kontrolloi kurrë!). Jo, ishte, për fat të keq, një plumb që më goditi veshin dhe e goditi fort. Nuk kishte xham, nuk kishte asnjë prerje. Spitali e quajti ‘plumb në vesh’ dhe kështu ishte,” sqaroi Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?