2 pikë në 4 ndeshje, Juventusi ndalet edhe në super sfidën ndaj Milanit (VIDEO)

Juventus nuk di të fitojë këtë sezon në Seria A. Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen ndaj Milanit në Torino, teksa këtë sezon kanë vetëm dy pikë në katër javët e para.

Bardhezinjtë në fakt e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me një kundërsulm perfekt të Moratës, i cili e finalizoi me mjeshtëri. Gjithsesi skuadra torienze nuk arriti që të shënonte golin e sigurisë.

Në momentin kur dukej se ndeshja po shkonte në favor të ekipit torinez, Milani realizoi në minutën e 76-të, me një gol të shënuar me kokë nga Rebic. /Koha Jone/

SHKARKO APP