29 qendra shëndetësore verore/ 24 orë shërbim dhe testi i shpejtë falas për Covid-19

Edhe këtë vit Ministria e Shëndetësisë ka siguruar që në mbarë zona bregdetare të ketë qendra shëndetësore, për ti ardhur në ndihmë çdo pushuesi, por edhe për situatën e pandemisë nga Covid-19. Po ashtu në të 29 qendrat verore janë unifikuar të gjitha protokollet e shërbimit shëndetësor, aty ku nuk mungojnë barnat dhe pajisjet e nevojshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në këtë sezon veror në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore.

Manastirliu nënvizon se ofrohet edhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga Covid-19. Në qendrat shëndetësore verore do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve. Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në zonat turistike të vendit si Shëngjin, Ksamil, Himarë, Drimadhas, Golem etj., për një sezon turistik më të sigurtë.

SHKARKO APP