3 gjyqtare femra do të vendosin drejtësi për herë të parë në Seria A

Për herë të parë në historinë e Serie A, ndeshja e kësaj fundjave mes kampionëve të rinj, Inter dhe Torino do të gjykohet nga gjyqtare femra.

Në të kaluarën ka pasur raste kur arbitre femër ka qenë në rolin e kryesores apo asistentes, por në këtë rast bëhet për një risi pasi e gjithë treshja do të jetë me femra.

Inter tashmë është shpallur matematikisht kampione e Italisë pasi mposhti Milanin në derbi dhe sfida ndaj Torinos,  do të jetë një ndeshje shumë festive, që shënon dhe një arritje historike për sektorin e arbitreve femra.

SHKARKO APP