3 humbje në 3 ndeshjet e para, vjen shkarkimi i parë në Seria A

Eusebio Di Francesco është trajneri i parë që është shkarkuar në sezonin e ri në Seria A. Trajneri i Veronës e nisi me tri humbje ndaj Sassuolos, Interit dhe Bolognës, dhe kjo solli vendimin nga drejtuesit e ekipit.

Di Francesco iu bashkua skuadrës gjatë verës, për të zëvendësuar Juric, por rezultatet e dobëta kanë bërë që aventura e tij të mos zgjasë shumë.

Ky është shkarkimi i radhës për strategun italian. Më parë, është hequr nga puna kur drejtonte Romën, Sampdorian dhe Cagliarin.

OFFICIAL - Eusebio Di Francesco era in Hellas Verona is over

SHKARKO APP