3 lojtarë të Vllaznisë morën serum dje para ndeshjes ndaj AEL Limasol

Vllaznia humbi 1-0 në Qipro kundër AEL Limassol mbrëmjen e kaluar, dueli i parë i raundit të dytë në Conference League. Një rezultat që mban të hapur çështjen e kualifikimit.

Tre nga lojtarët e Vllaznisë shfaqën probleme shëndetësore përpara nisjes së ndeshjes me AEL-in: Fjoart Jonuzi, Ardit Hoxhaj dhe Liridon Latifi. Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur prej helmimit apo ndonjë viroze, por ata e kanë pasur të nevojshëm marrjen e serumit përpara ndeshjes.

Mjeku i kuqebluve, Ilirjan Haxhaja ka postuar një video në rrjetet sociale, ku dallohen tre futbollistët e Vllaznisë duke marrë serum. Mesfushori Jonuzi e nisi përballjen si titullar, Latifi u fut në fushë në minutën e 60-të, ndërsa sulmuesi Hoxha e ndoqi ndeshjen nga pankina.

SHKARKO APP