4 viktima dhe afro 1 mijë raste të reja, 32 pacientë të gjendje të rëndë

Shifrat e Covid-19 në Shqipëri nuk kanë ulje. Fatkeqësisht edhe në 24 orët e fundit ka humbje në jetë, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar 4 pacientë. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 katër qytetarë: një qytetare nga Lezha 60-vjeç, një qytetare nga Vlora 67-vjeç, një qytetar nga Berati 73-vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79-vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 5480 testime, pozitivë kanë dalë 992 qytetarë. ”341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë”.

Janë 12,744 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. Po në 24 orët e fundit, janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 992
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,480
Testime totale 1,131,553
Raste pozitive 159,423
Raste të shëruara 144,122
Raste aktive 12,744
Humbje jete 2,557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,446
Shkodër 1,429
Durrës 1,114
Fier 1077
Vlorë 799
Lezhë 685
Elbasan 639
Berat 510
Korçë 302
Kukës 280
Gjirokastër 254
Dibër 209

SHKARKO APP