41-vjeçari ”fluturon” me 202 km/h në aksin e ”vdekjes” në Shqipëri (VIDEO)

Aksi ku ndodhi aksidenti tragjik që shuajti një familje, është kthyer në një vend pistë për makinat e shpejta. Një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet E.O., banues në Hollandë u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz” me 202 km/h në autostradën Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit thekson se ”Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Policia Rrugore e Tiranës është konstatuar me radar automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi F.G, banues në Tiranë që qarkullonte me shpejtësi me 156 km/h. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 2 muaj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit”.

Policia Rrugore apelon: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, radarë, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

SHKARKO APP