41-vjeçarja vr*u veten në ditëlindjen e vajzës. Nesër protestë tek sheshi ”Nënë Tereza”

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja tronditëse e ndodhur disa ditë më parë por e raportuar sot, ku një nëna e 4 fëmijëve i dha fund jetës pasi i publikuan video denigruese në Tik Tok.

Ngjarja në fshatin Vadardhë i Sukthit, ndodhi më 2 janar, ditën kur kishte ditëlindjen njëra nga vajzat e Bedrije Lokës. Bashkëshorti i saj ishte kthyer nga emigrimi ku punonte për të kaluar festat e fundvitit në familje dhe duket se viktima nuk e ka përballuar dot presionin psikologjik nga materialet e shpërndara në rrjetet sociale.

Burri i viktimës i ka kërkuar që ta kapërcente këtë situatë, por 41-vjeçarja zgjodhi të përfundonte kalvarin e vuajtjes 1-vjeçare. Në rrjetet sociale janë përdorur foto të viktimës me fjalë denigruese për moralin e saj, ndërsa do jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen e rëndë, ende pa autor.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku paralajmërohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30.

Në fakt rrjetet sociale janë kthyer në vende fyerjesh, masakrash dhe krimi.

SHKARKO APP