5.2 milionë euro për 6 fanellat e Messit në ankandin pas triumfit në Katar

Një vit pas fitimit të Kupës së Botës nga kombëtarja e Argjentinës, ka nisur një ankand për 6 nga fanellat e veshura nga Leo Messi në Katar.

Ankandi zhvillohet nga Sotheby’s dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor. Këto fanella Messi i ka veshur në pjesën e parë të ndeshjeve në grup kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës, më pas në eliminim direkt kundër Australisë, Holandës, Kroacisë dhe në finale kundër Francës.

Siç bëhet e ditur, oferta e parë ka ardhur për një nga fanellat e yllit argjentinas. Plot 5.2 milionë dollarë për një fanellë të Messit. Qëllimi i madh është të thyhet rekordi i Michael Jordan.

Në shtator 2022, fanella e veshur nga amerikani në ndeshjen e serisë së finaleve të NBA u shit për 10.1 milionë dollarë. Fanella më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në futboll është ajo e Maradona, fanella e çerekfinales së vitit 1986, ku Argjentina mundi Anglinë 2-1, dhe u shit për shifrën e 9.3 milionë dollarë.

Një pjesë e të ardhurave nga shitja e fanellave të Messit do të shkojnë për Spitalin e Fëmijëve Sant Joan de Deu në Barcelona.

 

SHKARKO APP