Home POLITIKE ”60% e ...

”60% e deputetëve janë pro bashkimit”, Salianji: Jam i gatshëm të lë mandatin

299
0

Para se të ulej në karrigen e tij në sallën e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh se është në diskutim e sipër për të arritur bashkimin e Partisë Demokratike, ndërsa deklaroi se është i gatshëm edhe të lërë mandatin për këtë qëllim.

”Do të arrihet në një konkluzion të caktuar për të arritur një bashkim. Më shumë se 60% e deputetëve janë pro. Bëhet fjalë për të gjetur një zgjedhje për ngërçin. Nuk ka maska, do ecim për ti dhënë zgjidhje.

Të gjitha funksionet janë në diskutim, sesi do të jetë vendimi i shumicës, unë e kam thënë se jo vetëm që marr përgjegjësinë në një moment krize, por jam i gatshëm dhe të lë mandatin që të bashkohet PD-ja.

Në mënyrë që PD-ja të mos kthehet në një parti e cila merr vëmendjen mediatike dhe zhvendoset nga skandalet e Qeverisë. Kemi qënë në diskutime për të bashkuar PD, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket si një stërkëmbësh për të përcarë PD-në”,-tha Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit