Home Sporti 72 ndeshje në...

72 ndeshje në 11 muaj, Interin dhe Juventusin e pret një sezon “ferri”

209
0

Sezoni i ardhshëm mund të jetë vërtet i pafund për Interin dhe Juventusin. Dy klubet italiane do të jenë të impenjuara në Botërorin për Klube, që do të zhvillohet në qershor 2025. Mtë jetë një rekord historik nëse u shkohet në fund të 5 kompeticioneve. Zikaltrit dhe Bardhezinjtë do të jenë të impenjuar për 11 muaj, duke filluar nga 17 gushti, ndërsa finalja e Kupës së Botës është planifikuar për 12 korrik.

Merkato do të jetë thelbësore për të përballuar një sezon të tille me impenjim rekord.  Në këtë kuptim, veçanërisht Juventusi do të duhet të punojë, i freskët nga një sezon me vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë. Prandaj Giuntoli do të duhet të shtojë cilësi por edhe sasi.

Në 5 kompeticione duhet të zhvillojnë të paktën 51 ndeshje. 38 në Seria A, 8 në Ligën e Kampionëve në formatin e ri, 3 në fazën e grupeve në Botërorin e Klubeve. Pa harruar 1/8-at në Kupën e Italisë, gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë.

Numrat në dorë pothuajse si një buletin lufte, që mund të ‘përkeqësohet’ nëse Interi dhe Juventusi arrijnë në finale në çdo turne. Në fakt, dy klubet do të arrinin 72 ndeshje në 11 muaj. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit