Kreshnik Ajazi merr detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit

Kreshnik Ajazi ka marrë zyrtarisht sot detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit.

Në mbledhjen e sotme, prezent kanë qenë drejtori i policisë së qarkut si dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi.

Ajazi u emërua në krye të kësaj prokurorie më 26 mars, ndërsa do të qëndrojë në këtë detyrë për një mandat 3-vjeçar.

Kreshnik Ajazi është dhe vëllai i deputetit socialist të zgjedhur në 25 prill, Besjan Ajazi, i cili renditej i treti në listën e PS-së në Qarkun e Elbasanit.

SHKARKO APP