Shehu: Vjeshta dhe dimri mund të jenë të rrezikshëm, duhen marrë masa emergjente

Edhe pse shifrat e pandemisë së Covid-19 momentalisht janë shumë të ulëta, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i bën thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente.

”Duhen marrë masa emergjente, siç kam thënë edhe verën e kaluar, por atëherë nuk u morën. Edhe verën e kaluar patëm një rënie të intensitetit të pandemisë, por pastaj kaluam një periudhë tragjike nga vjeshta e deri para një muaji. Në Shqipëri është arritur një imunizim natyral i popullsisë, por gjykoj që popullsia nuk është akoma tërësisht e sigurt nga vala tjetër e mundshme”.

Ish-ministri shtoi se muajt e vjeshtës dhe dimrit, mund të jenë të rrezikshëm. ”Shpresoj mos të jetë kështu, por përsëri jemi përpara rrezikut nëse vazhdojmë me mungesën e përgatitjes së sistemit shëndetësor dhe me vaksina të pasigurta. Gjithmonë duhet të bëhesh gati për më të keqen”.

SHKARKO APP