Silva Bino: Vaksina anti-covid nuk ndikon në shëndetin riprodhues

Studentët e pavaksinuar dhe ata që nuk dorëzojnë testin e tamponit negativ çdo javë, nuk duhet të pranohen në universitete. Rekomandimi vjen nga ekspertët e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit.

Silva Bino, shefe për sëmundjet infektive në ISHP, qetëson të rinjtë se vaksina anti-Covid nuk ndikon në shëndetin e tyre riprodhues.

“Vaksina nuk ka asnjë ndikim në shëndetin riprodhues, nëse mbetesh shtatzënë apo jo, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Të gjitha këto kanë qenë hamendësime të pabazuara. Të gjitha të dhënat e sotme, eksperimentale, në kafshë apo të dhëna në popullatën e përgjithshme, flasin se vaksina nuk ka asnjë efekt. Kjo vihet re edhe në vendin tonë, personat janë vaksinuar dhe kanë mbetur shtatzënë”.

SHKARKO APP