Fshehën bilancet, “Guardia di Finanza” zbarkon në klubin e Juventusit

“Guardia di Finanza” e Torinos ka nisur një tjetër hetim për bilance false të klubit të Juventusit.

Sipas asaj që shkruan “La Stampa”, kontrollet e “Guardia di Finanza” kanë qenë në studio të rëndësishme ligjore në Milano, Romë dhe Torino ku janë depozituar kontrata private mes klubit dhe lojtarëve në lidhje me pagesat e këtyre të fundit në 2 vitet e pandemisë.

Këto dokumente nuk janë gjetur në kontrollet e mëparshme në selinë e Juventusit dhe sipas organit të akuzës, këto kontrata private kanë të bëjnë me 4 muajt ku palët kanë gjetur një marrëveshje për të përballuar emergjencën covid, duke shtyrë pagesat.

SHKARKO APP