Demokratët e Elbasanit: Sa të jetë Berisha gjallë, s’ka tjetër

Demokratët e Elbasanit kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje njëri prej tyre shkoi deri aty saqë u shpreh se nuk do të kishte asnjë person tjetër që do t’i zinte vendin e kryetarit Berishës, të paktën sa kohë ai të ishte gjallë.

Demokrati 1: Shumë mirë shkoi votimi, nga këto zgjedhje presim ringritjen e PD, patjetër që do të ngrihet, çfarë komenti do të bëjmë ne, votuam atë që deshëm dhe do të shohim punën tani. Berisha është peshë e rëndë, nuk na duken fare të padrejta këto zgjedhje.

Demokrati 2: Ishin të lirë, mund të kandidonte kushdo, nuk e kam njihnim Ibsenin më parë, kishin kohë që të merrnin pjesë në garë.

Demokrati 3: Nuk do të ketë asnjë njeri tjetër përveç Sali Berisha, as nuk do të ketë njëri tjetër sa të jetë ai gjallë.

SHKARKO APP