Aksident në Vlorë/ Motori përplaset nga një makinë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 në bulevardin “Ismail Qemali”.

Një automjet tip “Toyota”, me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nënë kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP