Pronari shqiptar i një kazinoje në Zimbabve akuzohet për përdhunimin e një vajze

Një shqiptar ka dalë ditën e djeshme para Gjykatës në Zimbabve pasi akuzohet se ka përdhunuar një prej punonjëseve të tij. I dyshuari quhet, Aldo Tuci, i cili i ka afruar një punë në kazinon e tij në Greystone Park, një vajze 29-vjeçare që më pas e ka denoncuar për përdhunim, akuzë kjo që e ka çuar edhe para gjykatës.

Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino të renë, kur nuk ka qenë askush tjetër. Pas kësaj, Tuci i tha asaj se duhej të kryente marrëdhënie intime me të që ajo të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, ta ketë përdhunuar atë. Çështja doli në dritë pasi vajza u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mos performancë të mirë në punë. Pas shkarkimit vajza ka bërë edhe denoncimin në polici.

SHKARKO APP