Zjarr në një banesë në Pogradec, nuk ka të lënduar

Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz nga 4 anëtarët e familjes që jetonin në të.

Drejt zonës është nisur zjarrfikësja për të shuar zjarrin ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

 

SHKARKO APP