E vranë dhe e lanë në mes të rrugës, motra e Lules i bën thirrje autorit mes lotëve

Më 23 shtator, Lule Dedaj humbi jetën si pasojë e një aksidenti fatal në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”. Ngjarja vijon të mbetet pa autor. Mes dhimbjes së madhe që kjo ngjarje ka shkaktuar, familjarët e 54-vjeçares apelojnë policinë që të identifikojë shkaktarin e aksidentit.

Motra e 54-vjeçares, Leonora Dedaj, i bën thirrje autorit që të vetëdorëzohet, pasi ka marrë jetën e një njeriu dhe e ka lënë në rrugë. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në këtë rrugë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.

“I kërkoj shtetit të zbardhet kjo ngjarje. Ai person që ka shtypur motrën time të paktën të dalë të kërkojë falje. Ai nuk është interesuar fare fare, kush ishte ai person (viktima), a ka vdekur apo jo. Unë nuk di gjë, as se ku ka ndodhur, as se si ka ndodhur. Unë motrën time e kam gjetur copë-copë”.

SHKARKO APP