Shkoi në vendngjarje për një aksident, mjeti përplas efektivin e rrugores

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në tunelin “Panoramik” ku efektivi i policisë, Ferdinand Bahja është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia Rrugore ishte njoftuar për një aksident rrugor të ndodhur në këtë aks rrugor, por sapo efektivët zbresin nga mjeti njëri prej tyre, Bahja është përplasur nga një tjetër makinë, e cila po kalonte në autostradë.

Ai është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

SHKARKO APP