Veç 4 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Humbje jete nga Covid-19 nuk ka, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. ”Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë”.Janë 242 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,796 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 140
Testime totale 1,993,825
Raste pozitive 331,630
Raste të shëruara 327,796
Raste aktive 242
Humbje jete 3,592

SHKARKO APP