E motra në burg për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë

Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për Johan Sterjon, vëllain e Viola Strerjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në. Atij iu është kërkuar të lërë këtë post dhe pas kësaj Sterjo ka marrë këtë vendim. Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit, ndërkohë dega e PD-së në këtë qytet ka kërkuar largimin e tij nga posti i drejtorit.

SHKARKO APP