U eliminua nga “Big Brother VIP”/ Kiara Tito: Më vjen inat që nuk jam në finale

Kiara Tito është banorja që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Kiara Tito ishte në nominim përballë Olta Gixharit dhe bileta e saj ishte vetëm vajtje.

Ajo deklaroi në studio se eksperienca ishte magjike pasi fitoi dashurinë, duke iu referuar marrëdhënies me këngëtarin Luiz Ejlli.

Gjithashtu moderatorja shprehu keqardhje që doli nga “Big Brother VIP”, pasi u shpreh se i vjen inat që nuk shkoi në finale.

“Jam shumë e emocionuar, shumë falënderuese për këtë eksperiencë kaq magjike. Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndier që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale, por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”, theksoi Kiara.

 

 

 

SHKARKO APP