City mund me vuajtje Fulham, rimerr kreun e Premier League
Manchester City ka arritur një fitore të vështirë 1-2 ndaj Fulham, duke rimarrë kreun e renditjes së Premier League. Miqtë gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Erling Haaland që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 3-të.
Për norvegjezin ky është një gol historik sepse arriti në kuotën e 34 golave në Premier League, duke barazuar rekordin e vendosur nga Andreë Cole në sezonin 1993-1994 dhe Alan Shearer, i cili e vendosi atë në sezonin 1994-1995.
Në minutën e 15-të Carlos Vinicius barazoi për vendasit. Megjithatë ky barazim zgjati deri në minutën e 36-të, pasi Alvarez do të rikthente ekipin e tij në avantazh me një super gol nga distanca. Pas javës së 34-ët të Premier League, Manchester City kryeson me 76 pikë, teksa Fulham renditet në vend të 10-të me 45 pikë.