Aktivisti Lapaj sfidon këdo që dyshon se po mendon për karrierë personale

Adriatik Lapaj është shprehur se me synimin e tij për bërjen pjesë në politikën aktive, nuk ka për qëllim që të bëjë karrierë personale. Ai bën edhe një sfidë të hapur për këdo që ka këtë dyshim. “Nuk jam duke kërkuar asgjë për veten, nëse dikush ka merak që e bëj për karrierë, të më vijën kur të duan publikisht t’u firmos çfarë dokumenti të duan, tërhiqem nga jeta publike 20 vjet sa të duan, iki në gjykatë bëj profesionin tim, por t’i pranojnë pikat, sepse ka ardhur koha që të kenë garë dhe meritokraci. Ky është ndryshimi”, tha Lapaj.

SHKARKO APP