Bardhi mbron Berishën: Partnerët strategjikë i dëgjoj, por do punoj me cilindo që forcon partinë

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se i dëgjon shumë këshillat e partnerëve strategjikë, por ai do punojë me cilindo që forcon PD-në.

Për deklaratën e ambasadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, Bardhi tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin amerikan lidhur me bashkëpunimin me personat ”non-grata”.

Bardhi tha se një parti politike nuk është e njesuar vetëm me kryetarin. “Nuk mendoj se z. Berisha i vetëm mund të çojë PD drejt fitores, por të gjithë së bashku mund ta bëjmë”, tha Bardhi.

SHKARKO APP