Milani shijon 3 pikët e para në Champions, Monaco triumfon me “manita”

Milan merr pikët e para në UEFA Champions League, pasi mori një sukses 3-1 ndaj Clube Brugge. Ndeshja u zhbllokua nga Pulisic, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 34-të, direkt nga goditja e këndit.

Skuadra belge mbeti me një lojtar më pak në minutën e 40-të, pas daljes me karton të kuq të Oneyedika. Gjithsesi, belgët në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit numerik barazuan llogaritë me Sabbe.

Gëzimi ishte i përkohshëm, pasi të besuarit e Fonsecas rikthyen rezultatin në favorin e tyre falë dopietës së mesfushorit Reijnders. Monaco mposhti 4-1 Crvena Zvezdën në Stade Louis II, duke shkuar momentalisht në krye të Championsit me 7 pikë.

SHKARKO APP