Arrestimi i ish-presidentit Meta, Sali Berisha: Akt brutal dhune

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët e ka konsideruar një akt brutal dhune arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta, i cili u prangos më 21 tetor në afërsi të Kthesës së Kamzës në kryeqytet.

“Java që kaloi shënoi akte kulmore brutale të anarkodiaktaturës në vend. Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës, me gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Rama si Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë”, tha Berisha.

SHKARKO APP