Pas dënimit të tifozëve, Tirana zbret në fushë kundër Egnatias
Përpos luftës në kampionat dhe ndeshjes së radhës me Egnatian kryesuese, bardheblutë mendojnë edhe për të zbutur dënimin e Disiplinës, që e dënoi klubin me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri në fund të sezonit.
Reagimi i parë zyrtar i bardhebluve erdhi nga trajneri Shkëmbi. Për sa i takon ndeshjes, bardheblutë e kanë të qartë që nevojitet vetëm fitorja përballë kampionëve në fuqi. Të dy ekipet kërkojnë pikën e kthesës së sezonit.
Këtë të dielë luhen edhe sfidat Elbasani-Dinamo në orën 14 dhe Vllaznia-Skënderbeu në 17:00. Java e 12-të e Superiores mbyllet me përballjet e të hënës, Bylis-Laçi dhe Partizani-Teuta.