Home POLITIKE A do të hapen...

A do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit? Ambasadori gjerman: Pyetje 1 milion dollarëshe…

24
0

Nga Korça, Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Korccë Sotiraq Filo është pyetur nga gazetarët për Integrimin, nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit.

“Është një pyetje 1 milion dollarëshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojme që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevoshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bejme gjithcka që mundemi me partnerët”, tha ai.

Pyetje: Dje u mbushën 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, a ka ardhur koha për rezultate në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë?

Ambasadori gjerman: “Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevojë për kohë që të ecë përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet. Qasjet pragmatike dhe praktike  mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re të reformës, dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”

Pyetje: Opozita në shtator do të kërkojë në parlament një reforme te re territoriale e zgjedhore, a duhet mazhoranca dhe opozita te punojnë së bashku për këto reforma?

Ambasadori gjerman: “Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë  që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit