A do të transferohet Hysaj te Lazio? Agjenti befason me përgjigjen e tij!

Elseid Hysaj dukej shumë pranë transferimit te Lazio, por duket se këto kanë qenë vetëm zëra merkatoje. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, të paktën siç ka konfirmuar së fundmi agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi.

“Hysaj ndjek Sarrin? Nuk është kështu, Lazio nuk më ka telefonuar, ne po punojmë për pista të tjera. Po e lexoj gjithandej këtë informacion, ndoshta do të marrë një telefonatë javën e ardhshme, por deri sot nuk kam pasur asnjë thirrje nga bardhekaltrit.”

Cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Hysajt? Një rebus që, me sa kuptohet, do të kërkojë edhe disa javë për t’u zgjidhur. Kontrata e lojtarit kuqezi me Napolin përfundon në fund të muajit dhe nuk ka asnjë indicie për një rinovim të mundshëm.

SHKARKO APP