A është Shqipëria gati për t’u anëtarësuar në BE? Përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për Euronews tha se “bisedimet e anëtarësimit janë burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive të shtet-ndërtimit që njerëzimi ka krijuar, falë BE-së”.

I pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u bërë pjesë e BE-së, Rama u shpreh si vijon:

Tani, ne duhet ta përdorim këtë transferim të njohurive në mënyrën më të mirë për të ndërtuar një shtet të ngjashëm me anëtarët, një shtet demokratik, një shtet funksional me qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit. Dhe pastaj ne do të bashkohemi, me shpresë.”

Për t’u bërë një vend anëtar i BE-së, çdo vend kandidat duhet të plotësojë një sërë kërkesash strikte.

Procesi i anëtarësimit përbëhet nga tre faza kryesore që kërkojnë miratim nga të 27 vendet e BE-së.

Shqipëria aplikoi për në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit pesë vjet më vonë, në 2014,ky shënoi hapin e parë drejt anëtarësimit.

Në vitin 2022, Shqipëria kaloi në fazën e dytë dhe filloi procesin e negociatave me Komisionin Evropian.

Që nga themelimi i saj në 1957, BE-ja është zgjeruar shtatë herë, me Kroacinë që është shtesa më e fundit në 2013.

SHKARKO APP